8 fotoPajisje Restoranti Profesionale
Kompletojmë kuzhinat e restoranteve nga projekti deri te instalimi. Inxhinierët tanë matin ambientin, hartojnë planin e kuzhinës dhe zgjedhin bashkë me ju pajisjet – italiane ose të prodhuara me porosi në punishten tonë.

Projekte & produkte për restorante
8 foto
3 fotoZgara aquavapore me ujë , e cila bën të mundur që produktet të ngelen

Frigorifer per ekspozimin e nje shumellojshmerie produktesh.Beheni

Frigorifer ftohes per kuzhinat me 2 funksione

Fast food i kompletuar se fundmi me friteze,tostiere,frigorifer
2 fotoGRILLA / PIASTRA ME GAZ – GPL ose Gaz Natyror

Reklamues ftohes dhe ngrohes
3 fotoFaleminderit klienteve tane per besimin e dhene

Banak inoksi nisur drejt Ksamilit
Nga matja te çelësi në dorë
- 1
Konsulencë falas
Na telefononi ose na shkruani. Na tregoni llojin e biznesit dhe buxhetin.
- 2
Matje në vend
Inxhinierët tanë vijnë në lokal dhe marrin përmasat fizike të ambientit.
- 3
Projektim
Hartojmë planin e kuzhinës ose të barit dhe ju propozojmë pajisjet.
- 4
Prodhim & instalim
Prodhojmë në punishten tonë në Vaqarr, dërgojmë dhe instalojmë.
Pyetje të shpeshta
Çfarë pajisjesh duhen për restorante?
Për restorante rekomandojmë: linja gatimi & sobë industriale, kapa aspirimi & ventilim, frigoriferë & banakë frigoriferikë, tavolina, lavamanë & rafte inoksi, lavastovilje & pjatalarëse, furra profesionale. Lista e saktë varet nga menuja, kapaciteti dhe hapësira – ju ndihmojmë falas ta përcaktoni.
A e projektoni ambientin?
Po. Inxhinierët dhe arkitektët tanë marrin përmasat në vend, projektojnë ambientin dhe e zbatojnë deri në fund.
Sa kohë duhet për kompletimin?
Për një lokal mesatar zakonisht 1–4 javë nga konfirmimi i projektit, varësisht nga pajisjet me porosi.
Keni një projekt? Konsulenca është falas.
Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Një nga inxhinierët tanë vjen në lokalin tuaj për matje dhe ju përgatit ofertën.




