Vaqarr, Km 2, Tiranë E Hënë – E Diel, 08:00–19:00 kristeginox@gmail.com
Kuzhinë profesionale e realizuar nga Kristeg Inox
Prodhim · Import · Instalim — që prej mbi 20 vjetësh

Pajisje profesionale për restorante, bare & fast-food në të gjithë Shqipërinë

Frigoriferë industrialë, linja gatimi, furra, vitrina pastiçerie, hele qingjash, kapa aspirimi dhe punime inoksi me porosi – nga punishtja jonë në Tiranë deri te lokali juaj.

  • Konsulencë & matje falas
  • Pjesë motorike italiane
  • Inoks ushqimor AISI 304
20+ vjeteksperiencë në inoks
Prodhim me porosisipas përmasave tuaja
Garanci deri në 2 vjetdhe asistencë teknike
Dërgesë & instalimnë gjithë Shqipërinë
Si punojmë

Nga matja te çelësi në dorë

  1. 1

    Konsulencë falas

    Na telefononi ose na shkruani. Na tregoni llojin e biznesit dhe buxhetin.

  2. 2

    Matje në vend

    Inxhinierët tanë vijnë në lokal dhe marrin përmasat fizike të ambientit.

  3. 3

    Projektim

    Hartojmë planin e kuzhinës ose të barit dhe ju propozojmë pajisjet.

  4. 4

    Prodhim & instalim

    Prodhojmë në punishten tonë në Vaqarr, dërgojmë dhe instalojmë.

Rreth Kristeg Inox

Ekspertë të inoksit për industrinë ushqimore

Kristeg Inox është kompani e specializuar në prodhimin, importin dhe furnizimin e pajisjeve profesionale për bare, restorante, fast-food, piceri, furra buke, pastiçeri dhe kuzhina industriale.

Me fokus në cilësi, funksionalitet dhe qëndrueshmëri, ofrojmë punime inoksi me porosi, pajisje të reja dhe të përdorura, si dhe kompletimin e plotë të ambienteve profesionale – nga projekti deri te instalimi.

Më shumë për ne
20+vjet eksperiencë
2200+foto punimesh
13kategori produktesh
7/7ditë në shërbim

Pyetje të shpeshta

A i prodhoni pajisjet vetë apo i importoni?

Të dyja. Në punishten tonë në Vaqarr prodhojmë me porosi frigoriferë, banakë, vitrina, hele, kapa aspirimi, tavolina dhe lavamanë inoksi. Njëkohësisht importojmë pajisje nga marka italiane si Italforni, Angelo Po dhe Sirman.

A dërgoni dhe instaloni jashtë Tiranës?

Po. Kemi realizuar projekte në Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Peshkopi, Sarandë, Himarë, Velipojë, Korçë dhe në shumë qytete të tjera. Dërgojmë dhe instalojmë në të gjithë Shqipërinë.

Sa kushton kompletimi i një restoranti ose fast-foodi?

Varet nga madhësia e lokalit dhe pajisjet që zgjidhni (të reja, me porosi apo të përdorura). Konsulenca dhe oferta janë falas – na telefononi dhe brenda ditës ju japim një çmim orientues.

A keni pajisje të përdorura?

Po, herë pas here kemi pajisje restoranti të përdorura në gjendje shumë të mirë. Gjendja ndryshon çdo javë.

Sa garanci kanë produktet?

Pajisjet tona kanë garanci deri në 2 vjet dhe asistencë teknike në çdo qytet.

Keni një projekt? Konsulenca është falas.

Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Një nga inxhinierët tanë vjen në lokalin tuaj për matje dhe ju përgatit ofertën.

Na vizitoni

Showroom & punishte në Vaqarr, Tiranë

TelefonoWhatsAppOfertë