Vaqarr, Km 2, Tiranë E Hënë – E Diel, 08:00–19:00 kristeginox@gmail.com
🍰 Produkte

Vitrina Pastiçerie, Ekspozitorë Peshku & Mishi

Një produkt i ekspozuar bukur shitet dy herë më shpejt. Vitrinat tona për pastiçeri, ekspozitorët e peshkut dhe ekspozitorët e mishit kombinojnë ftohjen uniforme me estetikën që i duhet lokalit tuaj.

Punojmë me xham të temperuar me bojë të pjekur (e bardhë, e zezë ose sipas ngjyrës së lokalit), ndriçim neon/LED, pjesë motorike italiane dhe kursim energjie A++. Çdo vitrinë përshtatet sipas gjatësisë dhe dizajnit të ambientit.

Vitrina & Ekspozitorë – Kristeg Inox

Llojet e vitrina që ofrojmë

Vitrinë pastiçerie

E drejtë ose e lakuar, me 2–4 kate, ftohje ventiluese dhe xham të temperuar.

Ekspozitor peshku

Me sipërfaqe akulli, shkarkim uji dhe ftohje uniforme – ideal për restorante bregdetare dhe peshkatore.

Ekspozitor mishi

Për mishtore dhe restorante me zgarë, me temperaturë 0/+4 °C.

Ngrohëse byreku

Vitrinë e ngrohtë me kate, ndriçim LED dhe klasë energjie A++.

Vitrinë mbi bango

Ekspozitor i vogël frigoriferik për kafene, snack-bare dhe pastiçeri.

Ekspozitor self-service

Vitrinë e hapur për vetëshërbim me temperaturë optimale.

Foto reale nga punimet tona

Të gjitha fotot janë nga punishtja dhe projektet e Kristeg Inox.

Pyetje të shpeshta

Çfarë xhami përdorni për vitrinat e pastiçerisë?

Përdorim xham të temperuar, shpesh me bojë të pjekur në ngjyrën që dëshironi, i cili është më i sigurt dhe më rezistent ndaj goditjeve.

A i dërgoni vitrinat jashtë Tiranës?

Po, dërgojmë dhe instalojmë në të gjithë Shqipërinë. Kemi dërguar vitrina nga Shkodra deri në Himarë dhe Sarandë.

Sa energji konsumon një vitrinë?

Vitrinat tona janë me klasë energjie deri në A++ dhe me kompresorë italianë me konsum të ulët.

Kërkoni ofertë për vitrina

Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Një nga inxhinierët tanë vjen në lokalin tuaj për matje dhe ju përgatit ofertën.

TelefonoWhatsAppOfertë