Vaqarr, Km 2, Tiranë E Hënë – E Diel, 08:00–19:00 kristeginox@gmail.com
🍕 Produkte

Furra Profesionale për Pica, Byrek & Pastiçeri

Furra e duhur bën diferencën midis një pice të zakonshme dhe një pice që klientët e kërkojnë sërish. Ofrojmë furra pice elektrike dhe me gaz, furra me ventilim (konveksion), furra byreku dhe furra për pastiçeri e furra buke.

Punojmë me marka italiane si Italforni dhe Angelo Po, si dhe me furra të prodhuara me porosi. Plotësojmë gjithë linjën: brumatrice, tavolina brumi, frigoriferë picerie dhe kapa aspirimi.

Furra Profesionale – Kristeg Inox

Llojet e furra që ofrojmë

Furrë pice

Me gur refraktar, me 1 ose 2 dhoma, elektrike ose me gaz.

Furrë me ventilim / konveksion

Pjekje uniforme për pastiçeri, furra buke dhe restorante.

Furrë byreku

Për byrektore dhe furra tradicionale, me temperaturë të kontrolluar.

Furrë kombinate (steam)

Angelo Po dhe marka të tjera me ekran dixhital dhe programe gatimi.

Brumatrice

Makina për përzierjen e brumit për piceri, furra dhe byrektore.

Sac profesional

Për pjekje tradicionale në sac brenda kuzhinës së restorantit.

Foto reale nga punimet tona

Të gjitha fotot janë nga punishtja dhe projektet e Kristeg Inox.

Pyetje të shpeshta

Çfarë furre pice më duhet për një piceri të vogël?

Për 30–60 pica në orë mjafton një furrë elektrike me 1–2 dhoma me gur. Ju ndihmojmë të zgjidhni sipas volumit dhe hapësirës.

A ofroni servis për furrat?

Po, ofrojmë asistencë teknike dhe pjesë këmbimi për furrat që shesim.

A keni furra të përdorura?

Herë pas here kemi furra dhe pajisje të përdorura në gjendje shumë të mirë. Na telefononi për disponueshmërinë.

Kërkoni ofertë për furra

Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Një nga inxhinierët tanë vjen në lokalin tuaj për matje dhe ju përgatit ofertën.

TelefonoWhatsAppOfertë